Në vitin 1913, Auguste Leon dhe Jean Bunhes, njëri fotograf e kimist dhe i dyti një profesor i gjeografisë humane në College de France, erdhën në Ballkan për të fotografuar jetën, zakonet dhe njerëzit, zhdukja e të cilëve ishte vetëm “çështje kohe”.
Ishte e pamundur që ky udhëtim të mos kalonte nëpër Shkodër, një prej qyteteve më të bukura dhe me më shumë histori në mbarë shqiptarinë.
Leon dhe Bunhes nisën me njerëzit e Shkodrës, vazhduan me peizazhin dhe me zakonet, me bukurinë e natyrës dhe me atë që shkodranët e quajnë jetë, atëherë në vitin e largët 1913-të, transmeton KultPlus.
Fotografitë po realizoheshin për t`iu dërguar më pas Albert Kahn, bankier dhe filantropist francez i cili ruajti rreth 72 mijë fotografi me ngjyra në rreth 22 jete të mbledhjes së fotografive.
{gallery}
-
Si jetonin shqiptarët pas rënies së Perandorisë Osmane
-
Fotografitë tregojnë se si ishte jeta në Shkodrën e para një shekulli
-
Katër ditë për t’u lidhur me Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë
-
Shkodra allaturka e evropiane në dy dekadat e shekullit të kaluar
-
Qytetet shqiptare një vit pas shpalljes së Pavarësisë