Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkencëtarët zbulojnë sekretin se si bretkosat bëhen transparente

Një bretkosë që bëhet kryesisht transparente gjatë gjumit mund të mbajë të dhëna për të kuptuar mpiksjen e gjakut te njerëzit, kanë zbuluar kërkimet në Universitetin e Duke në SHBA, shkruan BBC.

Shkencëtarët kanë ditur prej kohësh për “bretkosën e qelqit”, por nuk e kanë kuptuar se si ajo bëhej e dukshme.

Tani kërkimet kanë zbuluar se bretkosa është në gjendje të grumbullojë gjak në trup pa u ndikuar negativisht nga mpiksjet.

Gjetjet mund të avancojnë kuptimin mjekësor të mpiksjes së gjakut - një gjendje e zakonshme serioze.

“Bretkosa e qelqit” i kalon ditët duke fjetur në gjethe të gjelbra të ndezura në tropikët.

Për t'i shpëtuar vëmendjes së grabitqarëve, krijesa bëhet deri në 61% transparente, duke u maskuar në gjethe.

Image