Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkencëtarët me lajm pozitiv për “neutralizimin” e vejushës së zezë

Merimanga vejusha e zezë

Shkencëtarët kanë dalë me një opsion të mundshëm që do të çonte në “neutralizimin” e pickimeve helmuese të merimangës vejusha e zezë. Profesori nga Universiteti Teknik Braunschweig në Gjermani, Michael Hust, ka thënë se kanë arritur të krijojnë antitrupa, duke zëvendësuar serumin e kuajve.

“Ky është hapi i parë për t'i zëvendësuar serumet e kuajve që përdoren ende për t'i trajtuar simptomat e rënda, pas një pickimi të merimangës së vejushës së zezë”, ka thënë profesori gjerman, shkroi FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Hust, shumë viktima të vejushës së zezë nuk trajtohen pasi helmi i proteinës së kalit mund të ketë efekte anësore të padëshirueshme.

Vejusha e zezë futet në grupin e merimangave më të rrezikshme. Pickimi i saj lëshon një baktere që mund të shkaktojë simptoma të rënda te njeriut si kruarje, skuqje, ethe apo probleme neurologjike.