Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkëmbinjtë koralorë nuk mund të rikthehen në formën e tyre të mëparshme

Sidnej, 1 qershor – Shkëmbinjtë koralorë të botës nuk mund të rikthehen në formën e tyre të mëparshme, kështu që fokusi është t’i mbrojmë ata nga shkatërrimi i mëtejshëm, thanë sot shkencëtarët.

”Shkëmbinjtë nënujorë, duke përfshirë edhe shkëmbinjtë e mëdhenj të Australisë (Australia’s Great Barrier Reef) po ndryshojnë me shpejtësi, ndërsa luftojnë për të përballuar ndikimet e kombinuara të ngrohjes globale, mbipopullimit dhe ndotjes”, sipas një artikulli të botuar në revistën shkencore “Nature”.

“Mbijetesa e shkëmbinjve koralorë kërkon një rishikim radikal për të siguruar mbrojtjen e tyre”, shkruan artikulli duke argumentuar se njerëzit duhet t’i pranojnë ndryshimet që shkëmbinjtë nënujorë po pësojnë për t’i ndihmuar ata të lundrojnë në mënyrë të sigurt dhe mbajnë gjallë funksionet e tyre biologjike.