Një Ferrari F430 e kuqe e ndritshme e një serie që mban datën e prodhimit 10 vite më parë, në pronësi të presidentit amerikan, Donald Trump u shit në ankand ditën e djeshme në Florida (jug-lindje të SHBA-së) për 270.000 dollarë, sipas kompanisë së ankandeve “Auctions America”.
“Versione të ngjashme të këtij modeli që nuk janë përdorur nga një personazh i famshëm shiten zakonisht mes vlerës 125.000 dhe 175.000 dollarë në bazë të kilometrazhit, të gjendjes fizike dhe opsioneve”, sqaroi një zëdhënëse e “Auctions America”, Amy Christie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChristie nuk ka dashur të bëjë publik identitetin e blerësit.
Makina e kuqe ishte ylli i ekspozitës së organizuar nga kompania e ankandeve në Fort Lauderdale, në Florida, shumë afër Mar-a-Lago, rezidenca luksoze e presidentit amerikan, rreth 50 kilometra në veri të Majemit.
Manjati i pasurive të patundshme e kishte blerë Ferrarin e ri për ta përdorur si autoveturën e tij personale. Kjo makinë ka qenë në pronësi të tij për një periudhë katër vjeçare.