Në parkun kombëtar ”Sultan Sazligi”, në pjesën qendrore të Turqisë, i cili paraqet një habitat të rëndësishëm për shpendët shtegtarë, është shfaqur një flamingo e zezë, fenomen i rrallë në botë, njoftoi AA.
Drejtoria rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Parqeve Kombëtare në provincën Kayseri tha se ky rast është fryt i punimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve për ta kthyer parkun kombëtar në ditët e tij të lavdishme pasi, për shkaqe të ndryshme, ishte kthyer në stepë.
Flamingoja e zezë për herë të fundit në Turqi është vërejtur në Zonën e Zhvillimit të Botës së Kafshëve të Egra ”Akyatan-Tuzla” në Adana.
Flamingoja ka tërhequr interesim të madh te vizitorët.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohet një specie e re majmuni
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?
-
Turqia e Paraguai kërkojnë fitoren e parë në Botëror
-
Skandal në Kupën e Botës, lojtarët e Turqisë kapen duke pirë duhan