Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shet veturën për t’i hyrë garës për deputet

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhavit Drenori, duket se nuk e kishte fatin që ta ngiste edhe shumë gjatë veturën e re.

Ndonëse ka pak kohë që e ka blerë, atij i duhet ta shesë veturën e ta përdorë atë të të atit, raporton KTV.

Kjo për faktin se kandidimi si deputet, e ka gjetur atë të papërgatitur financiarisht, ndërsa fushatën zgjedhore mendon se mund ta kryejë me sukses vetëm nga shitja e saj.

Drenori thotë se çmimi që i ka vënë veturës, do t'i ndihmojë sado pak për fushatën zgjedhore.

Drenori, që është në listë me Lëvizjen Vetëvendosje, ka treguar se tashmë ka të interesuar për ta blerë veturën.


Shet veturën për t’i hyrë garës për deputet by kohanet