Shqipëria po shndërrohet në një destinacion turistik dhe për turizmin elitar atë të luksit, pasi çdo vit e më shumë po shtohen në brigjet shqiptare kroçera dhe jahte luksoze.
Një jaht luksoz, ka mbërritur këtë të martë në Portin e Sarandës.
Lajmin e bën të ditur deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni.
“Sot Saranda mirëpret një mysafir të çmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shqiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, deklaron ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria, destinacion për jahtet luksoze
-
Princi saudit në Durrës me jahtin e vet gjigant
-
Trumpi mbërrin në Katar, shtetin me bazën më të madhe ushtarake amerikane në rajon
-
Rama për planet e dhëndrit të Trumpit: Ofertë me potencial të jashtëzakonshëm
-
Investimi miliardësh i dhëndrit të Trumpit në Sazan, Rama: Ishulli kthehet në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe