Është ankoruar në Portin e Durrësit mesditën e së premtes një nga jahtet më luksoze, Kingdom 5KR, që është në pronësi të Princit Alwaleed Bin Talal Alsaud, biznesmen, filantropist saudit dhe anëtar i familjes mbretërore saudite.
Mësohet se Princi ka qenë në bordin e jahtit dhe do të qëndrojë disa ditë në Shqipëri, ku mendohet se do të ketë dhe takime të rëndësishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrinci Alwaleed Bin Talal Alsaud, sipas revistës “Forbes”, ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarë dhe renditet i 45 në listën e më të pasurve në botë.