Një palë sandale të tipit Birkenstock, në pronësi të themeluesit të Apple, Steve Jobs, u shitën në një ankand publik për 218.750 dollarë, shkroi “Upi” të hënën.
Në California, ku u mbajt ankandi, u tha se sandalet ishin të ruajtura mirë dhe ato ishin mbathur shpesh nga Jobs, deri kur vdiq në 2011-n.
“Sandalet ruajnë gjurmët e këmbëve të Steve Jobs që ishin formuar pas shumë vitesh përdorimi”, u tha nga prezantuesit e ankandit.
Sandalet Birkenstock i kishte mbathur për herë të parë themeluesi i kompanisë Apple në vitin 1970.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi “detyron” anëtarët e stafit të tij të mbathin këpucë të markës që ai preferon
-
Këpucët e kuqe të Dorothyt shkojnë në ankand 20 vjet pasi u vodhën
-
Skeleti i dinozaurit shitet për çmim rekord
-
Atlete me fytyrën e përgjakur të Trumpit dalin në shitje
-
Jeff Bezos shet rreth 2 miliardë dollarë aksione të Amazonit