Kuriozitet

Ruloti superluksoz, edhe me garazh për veturë

Rulot po bëhen gjithmonë e më të preferuara për t’u përdorur gjatë pushimeve, për arsye të ndryshme.

Njëra prej tyre është mundësia për të lëvizur nëpër vende të ndryshme, pa pasur nevojën e prenotimeve nëpër hotele.

Gjithsesi, disavantazhi i vetëm është se të mungon një veturë e vogël, për ta përdorur në lëvizje brenda zonës ku ke zgjedhur të stacionohesh me rulotin.

Për këtë, siç transmeton TCH, ka menduar Volkner Mobil, që krahas komoditetit të lartë në rulotin e ri, ka mundësuar edhe një garazh të fshehtë, ku mund të mbani veturën tuaj.

Kështu, me rulotin nuk do të keni mundësi të merrni vetëm shtëpinë me vete, por tani edhe veturën tuaj. Gjithsesi, kjo markë nuk është aspak e lirë, sepse kushton plot 1.2 milion euro.

{gallery}