Myslimanët në Emiratet e Bashkuara Arabe po vizitojnë dyqanet e ëmbëlsirave, duke blerë ushqime të ëmbla që ta prishin agjërimin e Ramazanit me to. Muaji i shenjtë i Ramazanit ka një rëndësi të madhe shpirtërore për myslimanët në mbarë botën, duke shënuar një periudhë të devotshmërisë intensive, vetëdisiplinës dhe reflektimit.
Agjërimi nga agimi deri në muzg është një praktikë thelbësore gjatë Ramazanit, duke shërbyer si një mjet për pastrimin e shpirtit dhe për një afërsi më të madhe me Zotin.
E gjatë kësaj kohe, tërheqja drejt ëmbëlsirave dhe ushqimeve të këndshme mbetet e fortë.
Dyqanet e ëmbëlsirave, si ky në qytetin e tretë më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sharjah, bëhen qendra të gjalla e shumë të frekuentuara gjatë Ramazanit, me ekspozita shumëngjyrëshe që i tundojnë ata që agjërojnë.
Ka një pastë me fëstëk dhe shurup të ëmbël. Një pastë tjetër quhet Maamoul, e cila është e mbushur me hurma ose fëstëk, dhe më pas lyhet me sheqer pluhur. Dhe pastaj është brumi Awama që është skuqur dhe më pas zhytur në shurup sheqeri.
Klientja e dyqanit të ëmbëlsirave, Micheline Birshan, tregon llojet që janë më të njohura në Ramazan.
Edhe
Myslimanët fillojnë haxhin vjetor në një sfond shqetësimesh për luftë
“Ka gatime që janë shumë të njohura në muajin e Ramazanit, në fakt i takojnë posaçërisht muajit të shenjtë, përfshirë edhe ëmbëlsirat. Ndër to janë Al-Ma’arouk, Al-Mashbak apo forma të tjera të ëmbëlsirave. Kur flasim për shëndet, nuk kemi pse brengosemi shumë. Pasi agjëroni gjithë ditën dhe pastaj hani pak sheqer, thjesht ju ndihmon për të fituar kalori që trupi ka nevojë. Nuk duhet të jetë nivel i lartë i sheqerit.
Dyqanet e ëmbëlsirave si “Al-Halabiya” në Sharjah përjetojnë një rritje të kërkesës gjatë Ramazanit.
Kuzhinieri Abdelaziz Shaaban thotë se agjërimi intensifikon dëshirën për ëmbëlsirat.
Gjatë Ramazanit, shitjet rriten dhe dyqanet qëndrojnë të hapura për më gjatë pothuajse deri në agim.
“Përderisa agjëroni nga mëngjesi deri në fund të mbrëmjes, dëshironi gjithçka, dhe ëmbëlsirat dëshirohen shumë në Ramazan. Ramazani është sezoni ynë. Dyqanet e ëmbëlsirave kanë një sezon në Ramazan, sepse është edhe koha e Bajramit dhe e Ramazanit dhe ka rituale specifike”.
Ramazani konsiderohet nga myslimanët si një kohë e reflektimit shpirtëror, ku ata nuk hanë dhe pinë nga lindja e diellit deri në perëndim të tij.
Edhe
Lufta në Lindjen e Mesme - Egjipti u kërkon lokaleve të mbyllen më herët
Kjo praktikohet nga të gjithë të rriturit myslimanë që janë fizikisht të aftë për ta bërë këtë.
Fundi i muajit do të festohet me festën e njohur si Fitër Bajrami.