Kuriozitet

Rrëzohet nga froni i më të pasurit në Kinë themeluesi i Alibabës, Jack Ma

Personi më i pasur në Kinë është pronar i një kompanie të shisheve të ujit, duke e rrëzuar themeluesin e Alibabës, Jack Ma, nga froni, shkruan BBC.

Zhong Shanshan e ka themeluar firmën Nongu Spring në vitin 1996 në provincën Zhejiang në bregun lindor të Kinës.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloombergut, ai gjendet në krye të listës së më të pasurve në Kinëm me pasur prej 58.7 miliardë dollarë.

Renditja e fundit e firmës së tij të shisheve të ujit dhe aksionet e te prodhuesi i vaksinave kanë ndihmuar të rritet pasuria e tij.

I njohur si “Ujku i Vetmuar”, Zhong është tash personi i dytë më i pasur në Azi prapa Mukesh Ambanit të Indisë.

Ai është i 17-i në renditjen botërore të personave më të pasur.

Shumica e miliarderëve në Kinë vijnë nga industria e teknologjisë. Por tensionet mes Kinës dhe SHBA-së për Huawein, TikTokun dhe WeChatin e kanë ulur vlerën e aksioneve të tyre.