Një reper nga Uellsi është dënuar me burgim prej 10 vjetësh, pasi ka djegur shtëpinë e një gruaje, duke synuar ta digjte shtëpinë e rivalit të tij në muzikë.
Reperi Michael Jordan Athernought, 25-vjeç, e pranoi se kishte kryer zjarrvënie me qëllim për të rrezikuar jetën e rivalit. Ai hodhi eksploziv të bërë vetë në derën e një prone në rrugën Clyndu, Morriston, rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 nëntorit 2021, shkruan Sky News të martën.
Athernought, i cili bën rep nën emrin Ath, kishte në shënjestër reperin Ricky Williams, i njohur si Kronic Official.
kishin qenë në grindje për një kohë të gjatë.
Në vend të kësaj, Athernought dogji shtëpinë e Helen Davies dhe djalit të saj adoleshent, i cili po flinte në katin e poshtëm. Ai ishte me këmbë të thyer.
Edhe
Reperi Mystikal dënohet me 20 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për përdhunimin e një gruaje
Ata u zgjuan nga zhurma e alarmit të zjarrit derisa dy fqinjë, duke përfshirë një nga vëllezërit e Williamsit, thyen xhamin dhe arritën që t’i shpëtojnë ata para se të arrinin zjarrfikësit.
Vetëm tri ditë para sulmit, Athernought kishte publikuar një video në YouTube, drejtuar rivalit të tij, përmes së cilës e kërcënonte atë “se do t’ia digjte shtëpinë”.