Juan Carlos Noguez Ortiz nuk ka aspak frikë nga bletët, dhe këtë e vërtetoi të mërkurën në Toronto duke vendosur një rekord të ri botëror në Guinness.
Ortiz, punëtor në fermën e bletëve “Dickey Bee Honey Farm” në Cookstown, qëndroi për 61 minuta i mbuluar nga bletët para një turme në sheshin Yonge-Dundas, duke thyer rekordin paraprak prej 53 minutave e 34 sekondave, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Për CBC Toronto ai ka treguar se ka ushtruar vetëm dy herë për të provuar zyrtarisht thyerjen e rekordit, ndërsa këtë thotë se e ka bërë për t’iu treguar njerëzve se nuk duhet të kenë frikë nga bletët.
“Dëshiroja t’iu tregoja njerëzve se nuk kanë përse të kenë frikë nga bletët”, është shprehur Ortiz.
Bletët i kishte siguruar shefi i “Dickey Bee Honey Farm”, Peter Dickey, i cili ka konfirmuar se kishte sjellë 100 mijë bletë.
“Sollëm 100 mijë bletë, që janë këtu më së shumti që kemi pasur ndonjëherë”, thotë Dickey.
Më poshtë mund ta shikoni këtë rekord të ri në Guinness.