Dy studentë në Teksas kanë fituar 50 mijë dollarë pasi reklama e tyre e rrejshme mori vëmendjen e njerëzve nëpër rrjetet sociale.
Jevh Maravilla dhe shoku i tij Christian Toledo vendosën një poster me fotografinë e tyre në një lokal të McDonald’s-it në Texas. Përmes këtij posteri ata donin të shihnin më shumë diversitet në hapësirat e “fast-foodit” të famshëm.
Posteri që qëndroi dy muaj i varur në murin e hapësirës brenda McDonald’s mori vëmendjen edhe të prezantueses së njohur Ellen DeGeneres që i ftoi studentët në emision për të rrëfyer tërë ngjarjen.
Përveç që nuk i ka penguar posteri i tyre, McDonald’s ka vendosur t’i ftojë dy studentët në kampanjën e re reklamuese për të festuar diversitetin. Për reklamën e tyre, kompania i ka shpërblyer me nga 25 mijë dollarë.