Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Refugjati ukrainas fiton 500 mijë euro në lotari në Belgjikë

Një i ri që kishte ikur nga lufta në Ukrainë dhe ishte vendosur në Belgjikë, ka fituar 500 mijë euro duke luajtur lotari, raporton “The Guardian”.

Pasi lufta në Ukrainë po vazhdon, burri ka thënë se “ka ndjenja të përziera”, ka treguar Joke Vermoere, zëdhënës i Lotarisë Kombëtare të Belgjikës të hënën.

“Mendja e tij qartazi është në Ukrainë dhe aktualisht është e vështirë për të që të jetë i lumtur, marrë parasysh atë që po ndodh në vendin e tij”, tha Vermoere.

Por, ai “është shumë i lumtur me fitoren” dhe “plotë shpresë”.

Ukrainasi kishte blerë një biletë të lotarisë në një pikë karburanti më 16 maj.

Lotaria Kombëtare e Belgjikës, që nuk ka zbuluar detajet e plota të fituesit, ka thënë se burri është në grupmoshën 18-24 vjeç. Ai ka jetuar në Bruksel tash e një vit.

Edhe Amerikani fiton gjysmë milioni dollarë në lotari Kuriozitet Amerikani fiton gjysmë milioni dollarë në lotari

Si në rastin me të tjerët që kanë fituar mbi 100 mijë euro, ai është ftuar në seli të Lotarisë në Bruksel, në mënyrë që paratë e tij t’i transferohen.

Ukrainasi ka thënë se planifikon të përdorë paratë për të ndihmuar ukrainasit tjerët dhe për të ndihmuar rindërtimin e vendit të tij.

Por, së pari, fituesi planifikon të festojë me familjen dhe shoqërinë, përfshirë edhe ata që e kanë ndihmuar të niste një jetë të ri në Bruksel.