Punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve në Florida ishin ftuar për të mbyllur një gropë, por ata vërejtën se nuk kishin të bënin me një të tillë dhe menjëherë lajmëruan policinë, raporton CNN.
Kompania përgjegjëse vërejti se gropa në fakt ishte një tunel i gjatë 45 metra që të çonte në drejtim të bankës në Flamingo Road të Floriadas, ka bërë të ditur FBI-ja.
“Është vetëm një metër e gjerë, është klaustrofobike”, ka thënë agjenti Michael Leverock.
Hyrja e tunelit ishte në afërsi të një zone të gjelbëruar dhe aty është gjetur edhe një gjenerator dhe kabllo të rrymës elektrike.
Sipas policisë, përmes këtij tuneli synohej plaçkitja e bankomatit që është në afërsi të bankës.
“Ata ia kanë mësyrë bankomatit. Nuk mendoj se kishin tjetër arsye”, ka thënë Leverock.
-
“U ndjeva si i mpirë”, viktimat e grabitjes rreth 300 milionëshe të bankës në Gjermani ndihen të shkatërruara
-
Do të mbyllet tuneli i fshehtë në kufirin SHBA - Meksikë
-
Zbulohet një tunel afër një burgu në Paris
-
Shtyhet shpëtimi i punëtorëve të bllokuar në tunelin indian
-
Ushtria izraelite publikon pamjet që pretendohet të jetë tunel nën spitalin Al-Shifa