Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Radhë e automjeteve në Filipine teksa prifti bekon kafshët

Pronarët kanë dërguar kafshët e tyre për t’i bekuar në një ceremoni të shënimit të Ditës Botërore të Kafshëve dhe festës së Shën Françeskut, shenjtori i kafshëve, në Filipine.

Në një distancë brenda veturave të tyre, macet, qentë dhe zogjtë janë spërkatur me ujë të shenjtë nga një prift katolik në Manila, derisa rastet me koronavirus në vend vazhdojnë të rriten.

Filipinet kanë shënuar një total prej 322,497 raste pozitive.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë thënë se mënyra e pazakontë e bekimit të kafshëve shtëpiake këtë vit në Ditën Botërore të Kafshëve, ka siguruar distancën sociale.

“Duhet të adaptohemi me normalitetin e ri dhe pandemia nuk duhet të na ndalë asnjëherë nga të kushtuarit rëndësi kafshëve që kemi”, ka thënë Ritchie Pascual, një nga organizatorët.

Për pronaren Arlene Pedron të bekojë qenin e saj është “shumë e rëndësishme” sepse ajo thotë se “ndjehemi sikur ai është pjesë e familjes”.

Edhe Çiftit vietnamez që ia vranë 12 qentë për shkak të COVID-19, merr 15 të tjerë Kuriozitet 4 v. më parë Çiftit vietnamez që ia vranë 12 qentë për shkak të COVID-19, merr 15 të tjerë

“Ne po ashtu duam më të mirën për shëndetin e tij”, shton Pedron, derisa pret me qenin 2-vjeçar golden retriever, në një radhë automjetesh.

{gallery}