Radhë të pafundme pllakash prej guri formojnë kodrat e Hong Kongut. Vetëm disa pika të gjelbra dallohen aty-këtu mes një hapësire të gjerë blloqesh gri të gdhendura me germa kineze.
Këto shpate janë banesa e fundit për mijëra banorë të Hong Kongut.
Për serinë e tij të re fotografike “Hapësira e Vdekur”, fotografi Finbarr Fallon vizitoi pothuajse të gjitha varrezat e qytetit, duke kapur dendësinë e madhe të varreve dhe terrenin malor urban që i rrethon.
Disa nga fotot e tij më të habitshme tregojnë varreza në plan të parë, në rreshta të rregulluara simetrike, ndërsa rrokaqiejt rrëshqasin pas tyre.
Shtëpi e 7,5 mln banorëve, Hong Kong është një nga qytetet më të shtrenjtë në botë, ku çmimet e apartamenteve kapin majat. Kjo do të thotë se njerëzit atje ndonjëherë e kanë të vështirë t’ia lejojnë vetes një shtëpi jo vetëm në këtë jetë, por edhe në atë të përtejmen./Shqip, nga CNN.
{gallery}
-
65 të vdekur dhe mbi 300 të zhdukur nga zjarri në Hong Kong
-
55 të vdekur e mbi 270 të zhdukur nga zjarri në ndërtesat në Hong Kong
-
Përfshihen nga zjarri disa blloqe banimi në Hong Kong, të paktën katër të vdekur
-
Një vendparkim në Hong Kong u shit 1.3 milionë dollarë
-
Hong Kongu, qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt