Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Qyteti i të vdekurve” në Rusi

Pak më larg se fshati rus Dargavs gjendet një qytet mesjetar i quajtur “Qyteti i të vdekurve”.

Në këtë qytet janë të varrosur mbi 10 mijë persona, shumica e kufomave janë të varrosur me gjërat edhe teshat e tyre, ndërsa disa qytetarë vendorë besojnë se kushdo që guxon të hyjë në këtë qytet nuk do të kthehet i gjallë.

Derisa shumë mistere i rrethojnë këto varre, të cilat gjendet vetëm disa kilometra larg kufirit me Gjeorgjinë, historianët gradualisht janë duke zbuluar të vërtetën e tij, transmeton Koha.net.

Që nga shekulli i 16-të, ky vend në Rusi është përdorur si vend për varreza ndërsa origjina e tij ende është e paqartë.

Një teori është se kur ky territor u pushtua nga Mongol-Tatar gjatë shekullit të 13-të, vendorët nisën të krijojnë shtëpi të tilla, më të larta, por të ngushta, për të kursyer territorin, pasi është ky fshat ka vetëm 17km, raporton BBC.

Edhe “Qyteti i të vdekurve” Kuriozitet “Qyteti i të vdekurve”

Një teori tjetër sugjeron se ‘Qyteti i të vdekurve’ është krijuar duke ndjekur traditat e Indo-Iranianëve të cilët emigruan dhe për të respektuar këto toka, varrosën të dashurit e tyre mbi tokë.

Tani, në këtë qytet janë 99 shtëpi të cilat nuk kanë dyer por vetëm nga një dritare të vogël, e në to qëndrojnë qindra mbetje mortore.