Qyteti Villa Epecuen dikur ka qenë një nga qytetet e popullarizuara buzë liqenit të njelmët të Buenos Airesit në Argjentinë, por pas një tragjedie të vitit 1985, u përmbyt i tëri.
Kaluan 30 vjet që prej asaj kohe, e pas tërë këtyre viteve u shfaq përsëri mbi tokë. Se si duket tani e shohim në videon në vijim.
Villa Epecuen dikur ka qenë një qytet i popullarizuar turistik buzë liqenit të njelmët në jug të Buenos Airesit, në Argjentinë, por më 10 nëntor të vitit 1985, ky qytet ishte përmbytur i tëri, raporton emisioni SOT i KTV-së.
Pas periudhës së shirave të rrëmbyeshëm, niveli i liqenit ishte rritur shumë, duke shpërthyer murin mbrojtës rreth qytetit. Banorët dhe turistët ndërkaq, qenë detyruar të evakuoheshin nga shtëpitë dhe ndërtesat, të cilat u zhdukën 10 metra nën sipërfaqen e ujit.
Tash, 30 vjet më vonë, uji është tërhequr, ndërsa qyteti është shpërfaqur mbi tokë.
Villa Evecuen tashmë është shndërruar në atraksion të popullarizuar turistik, si dëshmi e atmosferës së frikshme apokaliptike që jep ky vend..
-
Si vdiqën për pak minuta qindra njerëz nga përmbytjet në Spanjë?
-
Shkon në 63 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë
-
Një grua në Kaliforni shpëtohet pas 14-orësh e përmbysur me veturë
-
Dy të moshuarit italianë nxirren nga çatia pasi shtëpia u zhytet nën ujë
-
Shpëtimi dramatik i burrit që mbeti i bllokuar në ujërat e rrëmbyeshëm