Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Selfie” me ariun

Një video drithëruese nga Meksika ka lënë pa frymë të gjithë ata që e kanë shikuar nëpër rrjetet sociale.

Kjo, ngase aty shihet një ari që rri përkrah një grupi vajzash, të cilat kishin dalë për ecje në parkun ekologjik San Pedro Graza Gracia.

Në një moment madje ariu i afrohet njërës prej vajzave dhe i merr vazhdimisht erë në flokë.

Por përkundër pranisë së kafshës së egër, vajzat duken mjaft të qeta. Aq sa njëra prej tyre madje e nxjerr telefonin e saj celular dhe bën një “selfie” me ariun, derisa ai ngrihet në dy këmbë dhe e shikon telefonin.

Pas fotografisë së shkrepur, ariu i afrohet edhe një vajze tjetër, por kësaj radhe jo aq paqësisht, pasi që për pak sa nuk e sulmoi. Dhe vajza u largua me nxitim nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo, ekspertët nuk e rekomandojnë një veprim të tillë në momentin e ballafaqimit me ariun.