Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni nervoz, u bë viral për shkak të pamjes së tij

Qeni i racës Brussels Griffon me një fytyrë si të inatosur, ka arritur të bëjë mbi 15 mijë ndjekës për shkak të pamjes së çuditshme.

Ky qen që jeton në Sheffield me pronaren e tij, Stefani Doherty, është bërë viral pasi gruaja që kujdeset për të ka ndarë në rrjetet sociale qenin me pamje të çuditshme, krahasuar me tre qentë tjerë të saj.

Qeni i quajtur Proshka, ka arritur të bëjë miliona fansa nga e gjithë bota për shkak të pamjes së tij të unike, raporton Daily Mail. 

Mijëra ndjekës të Stefanit, e kanë krahasuar këtë qen me Gizmo nga filmi Greemlins, i vitit 1984.

Pas fotografive dhe videove të shumta të këtij qeni me fytyrë të veçantë, të publikuara në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë shprehur dëshirën që të kenë një të tillë.

“Nga e keni marrë atë? Do ta doja edhe unë një”. “O Zot, ai duket si Gizmo te Gremlin”. “Është shumë i ëmbël, ka një fytyrë kaq të adhurueshme”, janë disa nga komentet që kanë marrë fotografitë e këtij qeni.