Qeni i presidentit të Moldavisë ia ka kafshuar dorën presidentit të Austrisë, Alexander Va nder Bellen.
Presidentja Maia Sandu po ecte me mysafirin e saj në oborrin e Presidencës, kur ai u përpoq ta ledhatonte qenin, por u përball me sulm.
Qeni i quajtur Codrut është frikësuar nga numri i madh i njerëzve përreth, ka thënë presidentja Sandu.
Van der Bellen u pa më vonë me dorën e lidhur.
Moldavia, që ndan kufirin me Ukrainën dhe Rumaninë, ka mbajtur takime me Austrinë dhe Slloveninë në përpjekje për anëtarësimin në BE.
Artikuj të ngjashëm
- Gozhda e radhës në arkivolin e prestigjit rus
-
Presidenti austriak: Me Kosovën ndajmë qëndrime të ngjashme për shumë çështje
-
Maia Sandu fiton mandatin e dytë si presidente e Moldavisë
-
Moldavia mban balotazhin e zgjedhjeve presidenciale mes pretendimeve për ndërhyrje ruse
-
Qeni ia kafshon krahun deri në bërryl një australianeje