Një këlysh qeni chihuahua është gjetur i qëlluar përmes qafës me një shigjetë në Kalifornia, por pritet që të mbijetojë pasi veterinerët ia hoqën atë, raportoi AP.
Një grua thirri emergjencën se e kishte gjetur qenin të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeni më pas u dërguar menjëherë për trajtim.
Veterinerët thanë se shigjeta nuk ia kishte prekur arteriet kryesore dhe se nuk ishte rrezik.
“Që dikush me dëshirë ta qëllojë këtë qen të shkretë me një shigjetë, është e neveritshme”, tha drejtoresha e Shërbimeve për Kafshë, Erin Gettis.
Ajo ka thënë se do të vazhdojnë ta trajtojnë qenin dhe do të punojnë për t’ia gjetur një shtëpi.