Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni i liderit grek ndërpret konferencën e përbashkët të kryeministrave

Qeni me emrin “Peanut” ka takuar shumë liderë botërorë që kur u bë qeni më i njohur i Greqisë.

Të enjten, qeni me qime të arta u paraqit me zë më të lartë, duke penguar konferencën për media që po mbahej nga kryeministrat e Greqisë dhe Sllovakisë.

Kryeministri grek Kyriakos Mistotakis shprehu mbështetjen për shtetet fqinje të Ballkanit në përpjekjen e tyre për t’u anëtarësuar në BE, dhe për një moment ngriu kur Peanuti mund të dëgjohej duke lehur fuqishëm disa metra më larg në rezidencën presidenciale, raporton AP.

“Ai është qeni që e kemi adoptuar dhe i cili zakonisht është mjaft i gjallë”, tha Mitsotakis, teksa kryeministri sllovak Eduard Heger qeshte.

“Kjo është hera e parë që ai ndërhynë gjatë një konferencë për media. Zakonisht, ai pret mysafirët te dera dhe është më i sjellshëm”, shtoi Mitsotakis.

Artikuj të ngjashëm