Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni i keqtrajtuar, njeh 25 erëra të eksplozivëve

Logan nisi jetën nën mëshirën e pronarëve që e keqtrajtonin pothuajse çdo ditë.

Mirëpo, kjo tani ka ndryshuar.

Në vitin 2021, zyrtarët për mbrojtjen e kafshëve në verilindje të Hungarisë u njoftuan se një qen po keqtrajtohej dhe po mbahej në kushte të rënda.

Logan u gjet i lidhur me një zinxhir dhe me shëndet të rënduar.

Ai është shpëtuar dhe rekrutuar për të shërbyer në operacionet kundër terrorizmit në ushtrinë hungareze.

Edhe Italiani stërvit qenin për të hedhur bërllokun në vende të paligjshme Kuriozitet 5 muaj më parë Italiani stërvit qenin për të hedhur bërllokun në vende të paligjshme

Pastori belg tani është në stërvitje intensive për nuhatjen e pajisjeve shpërthyese.

Deri më tani është stërvitur për të nuhatur erën e hiç më pak se 25 substancave të ndryshme shpërthyese.

Stërvitësi i tij, Balazh Nemeth, thotë se është qenë shumë i motivuar.

“Që nga momenti i parë përshtypjet ishin pozitive. Pamë se është qen i motivuar dhe në formë të mirë dhe menjëherë ia kthyem vetëbesimin. Pas një vendimi të shpejtë, ai iu bashkua ushtrisë për një periudhë testuese prej një muaji”, ka thënë ai.

Kujdestari i tij thotë se pas disa javësh vlerësimesh, ushtria e kuptoi se qeni ishte i lindur për gjetjen e mjeteve shpërthyese.

“Ai ka mësuar t’i nuhasë mjetet shpërthyese në ambient krejtësisht homogjen dhe ka nisur të mësojë se si të bëjë kërkime në automjete dhe anije”, ka thënë ai.

Edhe Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit? Botërori 2026 1 j. më parë Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit?

Gjatë stërvitjeve, ushtarët hungarezë kanë punuar me materiale të eksplozivëve si C-4 dhe TNT. Erën e tyre tashmë e njeh qeni Logan.

Logan pritet të shërbejë si inspektues i vendeve të rëndësishme në Hungari, mirëpo mund të dërgohet edhe jashtë shtetit me misionet e NATO-s.