Një qen në shtetin e Australisë vlerësohet nga banorët si hero meqë kishte gjurmuar në vendet të cilat ishin të përfshira nga flakët me qëllim gjetjen e koalave.
Qeni kishte zbuluar 10 koala të cilat u kishin mbijetuar flakëve, transmeton Koha Ditore.
Njëra nga koalat e cila ishte gjetur, sipas autoriteteve në Australi, ishte në gjendje të rëndë meqë ishte dehidratuar dhe kishte humbur peshë mirëpo nuk ishte prekur nga zjarri.
Ajo ishte dërguar në spitalin e kafshëve për trajtim. Autoritet në Australi theksojnë se ekipet e shpëtimit e kanë të vështirë që të gjejnë koalat të cilat kanë shpëtuar nga zjarri meqë ato ngjiten lartë në drunj dhe kamuflohen duke bërë më të vështirë që t’i vërejë syri i njeriut.
Pasi të jetë konstatuar se zonat nuk janë të rrezikshme nga zjarri atëherë dërgohen qentë e shpëtimit me qëllim gjetjen e tyre.
-
Cili ka qenë roli i qenve për ndeshjet e Botërorit?
-
Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat tetë ditë pas tërmeteve në Venezuelë
-
Chris Brown urdhërohet të paguajë miliona dollarë pasi qeni i tij sulmoi pastruesen e shtëpisë
-
Arratisje si në filma në Australi, shqiptari zhduket gjatë funeralit të vëllait
-
Si të kuptoni nëse kafsha juaj shtëpiake ka alergji