Një punonjës i zyrës së një komune në Berlin është shkarkuar menjëherë nga detyra, pasi u gjet duke lexuar librin autobiografik të liderit nazist, Adolf Hitler, “Mein Kampf” (Lufta ime), gjatë orarit të pushimit.
Sipas gjykatës lokale për çështjet e punës, shkarkimi i tij ishte ligjërisht i vlefshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunonjësi kishte hedhur në gjyq komunën, sepse ai nuk ishte paralajmëruar për shkarkimin e tij.
Kryetari i trupit gjykues bëri të ditur se autoritetet shtetërore nuk ishin të detyruara të paralajmëronin punonjësin, pas një vepre aq të rëndë dhe se kishin ligjërisht të drejtë për ta shkarkuar menjëherë atë.
“Punonjësi mban uniformën që përfaqëson Berlinin dhe si rrjedhojë është i detyruar të mbrojë parimet e kushtetutës së lirë demokratike, ashtu siç thuhet edhe në ligjin themeltar gjerman”, tha gjyqtari.