Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Punë e ëndrrave, të punosh pa bërë pothuajse asgjë

Shoji Morimoto posedon atë që do ta donin të gjithë: të fitojnë pa punuar pothuajse asgjë.

38-vjeçari, që jeton në Tokio, paguhet 71 dollarë për t’i shoqëruar klientët deri te lokacioni ku e kanë rezervuar për qëndrim, shkroi Reuters të martën.

Ai deklaroi se fiton shumë, gati pa bërë asgjë.

“Në esencë, unë e jap veten me qira. Puna ime është të jem kudo që klientët e mi duan të jem dhe të mos bëj asgjë në veçanti”, tha ai, duke shtuar se i ka pasur rreth 4 mijë kërkesa për shoqërim në katër vitet e fundit.

Morimoto tha se pos kësaj, është edhe shumë i kënaqur me ndjekësit në Twitter, ku i gjen shumicën e klientëve. Burri rrëfeu se ka oferta nga më të ndryshmet, por që kurrë nuk i pranon edhe kërkesat e natyrës së shërbimeve seksuale.

Ai rrëfeu se pos fitimeve financiare, ka krijuar edhe shumë shoqëri dhe ka vizituar vende të shumta në tërë Japoninë.

Artikuj të ngjashëm