Hideya Tokiyoshi e filloi karrierën e tij si mësues i anglishtes në Tokio rreth 30 vjet më parë.
Që atëherë, paga e tij ka mbetur e njëjtë. Kjo është arsyeja pse, tre vjet më parë, pasi hoqi dorë nga shpresat për paga më të larta, mësuesi vendosi të fillonte të shkruante libra.
“Ndihem me fat, pasi shkrimi dhe shitja e librave më jep një fluks shtesë të ardhurash. Nëse jo për këtë, unë do të kisha qëndruar i mbërthyer në të njëjtën rrogë", tha Tokiyoshi, tani 54 vjeç, për CNN. "Kjo është arsyeja pse unë arrita të mbijetoja".
Tokiyoshi është pjesë e një brezi punëtorësh në Japoni, të cilët mezi kanë marrë një rritje page gjatë gjithë jetës së tyre të punës.
Kryeministri japonez Fumio Kishida po u kërkon bizneseve që të ndihmojnë punëtorët të vazhdojnë me kostot më të larta të jetesës. Muajin e kaluar, ai u bëri thirrje kompanive që të rrisin pagën në një nivel mbi inflacionin, me disa që tashmë e dëgjojnë thirrjen.
Ashtu si pjesët e tjera të botës, inflacioni në Japoni është bërë një dhimbje koke e madhe.
Edhe 18 muaj rrëmujë“Në një vend ku nuk keni pasur rritje të pagave nominale mbi 30 vjet, pagat reale po bien mjaft shpejt si rezultat i [inflacionit]”, tha për CNN Stefan Angrick, një ekonomist.
Muajin e kaluar, Japonia regjistroi rënien e saj më të madhe në të ardhura në gati një dekadë.