Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pulla postare e rrallë i rikthehet Britanisë pas 143 vjetësh

Një pullë 8.3 milionë dollarëshe po i rikthehet Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në 143 vjet, pasi u shit në një ankand tek një tregtar britanik i vulave të rralla.

“Guiana 1c Magenta” britanike u ble nga tregtari Stanley Gibbons muajin e kaluar.

Ai ka thënë se pulla postare mendohet të jetë gjëja më me vlerë në botë e krijuar nga njeriu ndonjëherë.

Është e vetmja që ka mbijetuar nga një grumbull i vogël i printuar prej tyre në ish-koloninë britanike, British Guiana që tash njihet me emrin Guyana, shkruan BBC.

Pulla, e shtypur në një fletë të kuqërremtë me madhësi 29x26mm, ka në të një anije me tre direk dhe moton e kolonisë, “Ne japim dhe presim në rikthim”.

Doli në qarkullim më 1856, kur një ngarkesë e pullave postare  u shty nga Londra dhe zyra postare kërkoi të shtypen tri lloje të pullave të përkohshme derisa të arrinte ngarkesa që pritej.

Edhe Posta Mbretërore e Britanisë me “Monty Python” në pulla postare Kulturë 11 muaj më parë Posta Mbretërore e Britanisë me “Monty Python” në pulla postare

Sapo arritën, zyra postare urdhëroi që tri llojet të hiqen nga qarkullimi – por një nga to mbijetoi.

U zbulua rreth 20 vjet më vonë dhe iu rikthye Britanisë për pak kohë, pasi u dërgua për koleksion jashtë vendit.