Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pulat “pushtojnë” autostradën në Austri

Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit patën një ditë mjaft të ngarkuar në autostradën “A1” në Austri, pasi me mijëra pula bllokuan trafikun.

Shpezët ishin ngarkesa e një kamioni që u përfshi në një aksident rrugor, por që për pulat ishte një bekim, pasi mundën të fitonin lirinë, transmeton Top Channel.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo e fundit u shkaktoi mjaft probleme autoriteteve, që i ndoqën nga pas për orë të tëra për t’i grumbulluar sërish, e sigurisht edhe drejtuesve të automjeteve që mbetën në trafik.

Sipas autoriteteve, aksidenti ndodhi pasi drejtuesin e kamionit e zuri gjumi në timon dhe makina doli jashtë kontrolli, duke u përplasur në anë të rrugës.

Aksidenti ndodhi në rrugën nga Salzburgu drejt Vjenës. Policia austriake fajësoi edhe drejtuesit e shumë mjeteve për vonesën në lehtësimin e trafikut, pasi të mërzitur nga pritja, shumë prej tyre kishin bllokuar edhe korsitë e emergjencës, duke penguar ndjeshëm zjarrfikësit.