Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Pse Kanadaja mban gjethen në flamur

Në botë ekzistojnë flamuj që shpeshherë janë komentuar për shkak të ngjyrave dhe simboleve që i përmbajnë. Në mesin e tyre është edhe flamuri i Kanadasë.

Ky shtet që numëron rreth 38 milionë banorë ka ngjyrën e kuqe dhe të bardhën në flamur, por gjethi që qëndron në mes e bën të veçantë. Çka simbolizon kjo?

Aty simbolizohet gjethi i panjës, dru i pyjeve malore me lëvore të lëmuara, që Kanadaja e ka pjesë të fushave dhe të kopshteve.

Image

Ky simbol përfaqëson edhe identitetin kanadez dhe daton nga shekulli XIX. Është e paraqitur në stema dhe në çdo flamur zyrtar, përfshirë edhe në atë Forcave të Armatosura të Kanadasë.

Image

Si mbeti ky flamur?

Në vitin 1860, princi i Uellsit po vizitonte Kanadanë. Anglezët po mbanin në duar trëndafilat e tyre tradicionalë, skocezët mbanin lulet me gjemba e kanadezët kishin nevojë për diçka. Ata zgjodhën një gjethe panje.

E kuqja dhe e bardha u shpallën ngjyrat zyrtarë të Kanadasë në vitin 1921 nga Mbreti George.

Edhe Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për shkak të tymit nga zjarret masive Botë Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për shkak të tymit nga zjarret masive
Image

E bardha përfaqëson paqen, pastërtinë dhe ndershmërinë. E kuqja përfaqëson qëndrueshmërinë, guximin, forcën dhe trimërinë.

Dy vijat e kuqe që zbukurojnë anën e majtë dhe të djathtë të flamurit përfaqësojnë jetët e kanadezëve që u sakrifikua në dy luftërat botërore.

Flamuri modern është miratuar zyrtarisht nga parlamenti kanadez më 22 tetor 1964.