Kuriozitet

Pse i themi dikujt ‘shëndet’ kur teshtin – teoritë që qarkullojnë me mijëra vjet

Në shumicën e vendeve të botës, kur të teshtin dikush, tjetri i thotë 'shëndet' apo 'bekuar qofsh'. Kjo frazë ka histori te popujt e lashtë, ku dikur përdorej si shenjë mbrojtëse. Në vijim janë disa nga teoritë që qarkullojnë tash e disa shekuj rreth teshtimës.

Teoria e parë: Njerëzit besonin se kur të teshtijnë, iu del shpirti nga trupi i tyre, me ç'rast fraza e përdorur është për mbrojtje.

Teoria e dytë: Gjatë mesjetës në Evropën e shekullit të 14-të, murtaja (e njohur si vdekja e zezë) ishte e përhapur. Për shkak se kjo ishte sëmundje fatale, simptoma e parë e prekjes nga murtaja ishte teshtima. Njerëzit besonin se fraza "Zoti të bekoftë", ofronte një bekim që mund t'i ndihmonte të prekurit.

Teoria e tretë: Në besimet e lashta thuhet se teshtima mund t'i detyronte shpirtrat e ligj të largoheshin nga trupi.