Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Prokuroria i konfiskon hajdutit bitcoin në vlerë të 60 milionë eurove, por nuk po e gjen fjalëkalimin

Prokuroria gjermane ka konfiskuar mbi 50 milionë bitcoin nga një hajdut. Mirëpo, problematike po del të jetë zhbllokimi i tyre, pasi personi nuk do t’ua japë atyre fjalëkalimin.

I dënuari thuhet se e ka përfunduar dënimin duke mos pranuar të flas asgjë rreth bitcoinave, derisa policia ka dështuar ta bind për ta treguar kodin e zhbllokimit.

“Ne e pyetëm atë por ai nuk na e tha. Ndoshta nuk e di”, ka deklaruar prokurori Sebastian Murer për Reuters.

Personi ishte dënuar për më shumë se dy vjet burgim pasi kishte instaluar softuerin në mënyrë të paligjshme në kompjuterët e tjerë me qëllim të prodhimit të bitcoin.

Mashtruesi ishte dënuar me më shumë se dy vjet burg për instalimin e fshehtë të softuerit në kompjuterë të tjerë për të shfrytëzuar fuqinë e tyre për të "minuar" ose për të prodhuar bitcoin.