Arabia Saudite ka në plan të zbatojë projekte me kapacitet për të pranuar 30 milionë pelegrinë dhe vizita të umreve në Mekë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, në Xhidde u mbajt “Panairi dhe Konferenca e Ndërtimit të Mekës”. Në panair morën pjesë institucione dhe organizata nga sektori publik dhe privat, si dhe përfaqësues nga ministritë dhe institucionet e sigurisë.
Në program, u prezantuan modelet dhe detajet e projekteve përfshirë rindërtimet dhe rregullimi i Mekës për të pranuar kapacitet prej 30 milionë vizitorësh për Umre.
Pjesëmarrësit u shprehën se duhen bërë projekte të tilla, si zgjerimi i rrethinave të Qabes për të rritur vizitorët e Umres dhe kapacitetin e pelegrinazhit në Mekë sidomos rreth haremit, si dhe njoftuan se do të realizohen projekte si përtëritja në zonën e energjisë elektrike, ujit dhe sanitares, rritjes së numrit të hoteleve, dyfishimit të sistemeve hekurudhore dhe zgjerimit të aeroportit në Xhidde.
U theksua se projektet do të realizohen në kuadër të vizionit të Arabisë Saudite për vitin 2030. Ndryshe, në vitet e fundit, Arabia Saudite mund të përballojë rreth 5 milionë vizitorë të Umres dhe rreth 2 milionë pelegrinë.
-
AP: Trumpi miraton marrëveshjen bërthamore që mund t'i lejojë Arabisë Saudite të pasurojë uranium
-
Myslimanët fillojnë haxhin vjetor në një sfond shqetësimesh për luftë
-
MPJD: Qytetarët e Kosovës në Lindjen e Mesme janë mirë, po shqyrtohen opsionet për evakuim
-
Arabia Saudite mund të investojë 1 trilion dollarë në SHBA, thotë Princi i Kurorës
-
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë