Një studiues amerikan ka thyer rekordin botëror për kohën më të gjatë të kaluar nën ujë.
Joseph Dituri ka kaluar më shumë se 74 ditë në fund të një lagune 30 metra të thellë në Key Largo, Florida dhe nuk e ka ende në plan të ndalet. Të dielën ai tha se do të qëndronte në Jules’ Undersa Losge për të paktën 100 ditë.
“Kureshtja për zbulim më ka çuar këtu”, tha ai. “Qëllimi im që nga dita e parë ka qenë të frymëzoj brezat që do të vijnë, të intervistojë shkencëtarët që studiojnë jetën nën det dhe të mësoj se si funksionon trupi i njeriut në mjedise ekstreme”.
Rekordi i mëparshëm botëror për ditët e kaluara nën ujë u vendos nga dy profesorë në vitni 2014 në të njëjtën shtëpizë.
Ndryshe nga një nëndetëse, shtëpiza nuk përdor teknologji për të përshtatur presionin e rritur nënujor.
Prof Dituri filloi udhëtimin e tij më 1 mars në Jules' Undersea Lodge, një dhomë e vogël që ndodhet në fund të një lagune në Florida Keys.
Edhe
Thyhet rekordi, burri jeton nën ujë për 100 ditë
Për projektin i cili quhet “Projekti Neptun 100”, profesori i Universitetit të Floridës së Jugut po studion se si trupi i njeriut reagon ndaj ekspozimit afatgjatë ndaj presionit ekstrem.
Studiuesit po studiojnë shëndetin e 55-vjeçarit, si dhe efektet psikologjike të të qenit i izoluar për kaq gjatë, duke kryer një sërë testesh mjekësore.