Një gjykatë në New York ka urdhëruar një 30-vjeçar që të largohet nga shtëpia e prindërve pasi ata me muaj të tërë kanë dështuar ta largojnë vetë.
Prindërit kanë tentuar ta dëbojnë nga shtëpia djalin e tyre të vetëm, Michael Rotondo pasi ka refuzuar të kontribuojë në çështjet rreth shtëpisë.
Mark dhe Christina të martën në gjykatë kanë thënë se djali i papunësuar refuzonte të paguante për qëndrimin në shtëpi dhe nuk donte të ndihmonte në punën rreth shtëpisë.
Michaeli doli nga gjykata i frustruar dhe ka thënë se nuk e mendoi që gjykatësi do ta lexonte gjithë procesin gjyqësor, raporton CNY Central. Ai e ka ndërmend të apelojë vendimin.
Gjatë tre muajve të fundit, prindërit i kanë shkruar letra për t’u larguar, por ato i ka injoruar djali i tyre.
Edhe
Mickey Rourke dëbohet nga shtëpia pasi refuzoi ndihmën financiare nga fansat për qira
Ata kanë tentuar ta dëbojnë, por kanë mësuar se anëtarët e familjes mund të largohen nga shtëpia vetëm me procedura ligjore.
Si kundërpërgjigje ndaj prindërve, Michaeli që në korrik mbush 31 vjet – ka thënë se prindërit nuk i kanë dhënë arsye për dëbimin e tij ose kohë për të gjetur një shtëpi të re.