Kuriozitet

Premtimi i madh i miliarderit nigerian nëse blen Arsenalin

Një miliarder nigerian është duke synuar blerjen e klubit të Arsenalit në Premier Ligë dhe në rast se ka sukses ai ka bërë një premtim të madh për fansat e londinezëve.

Aliko Dangote, njëri prej njerëzve më të pasur në Afrikë, ka thënë se me ardhjen e tij në krye të Arsenalit, do ta shkarkojë menjëherë Arsene Wengerin.

Menaxheri francez është në krye të Arsenalit që prej vitit 1996, por nga sezoni 2003-04 nuk ka fituar Premier Ligën dhe së fundmi ka qenë në presion të madh për largim.

Në fund të sezonit të kaluar Wengeri vazhdoi kontratën edhe për dy vjet, por qëndrimi i tij mund të marrë fund nëse pasaniku afrikan blen Arsenalin.

“Gjëja e parë që do të bëja është ndryshimi i trajnerit”, ka thënë Dangotem për Bloomberg.

“Ka bërë një punë të mirë, por dikush tjetër duhet të provojë fatin e tij”, ka shtuar ai.

60-vjeçari vlerësohet se ka një pasuri prej 11 miliardë funteve.