Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Postierja nuk dërgoi asnjë postë për katër vjet, mblodhi 30 mijë pako në shtëpi

Ish-punonjësja e “Deutsche Post” nuk ka dërguar asnjë postë në qytetin gjerman të Papenburgut për vite me radhë dhe ka mbledhur të gjitha pakot në shtëpi. Pas një informacioni anonim më 2 janar, kompania ka njoftuar policinë, ka njoftuar zëdhënësja e “Deutsche Post” të mërkurën.

Zëdhënësja e kompanisë nuk ka dhënë asnjë informacion për numrin e saktë të paketave të padorëzuara apo periudhën kohore në të cilën postierja i mori ato. Sipas hulumtimit të “ARD”, në shtëpinë e postieres janë gjetur rreth 30 mijë pako dhe revista që nuk janë dorëzuar në një periudhë prej katër vjetësh.

Sipas zëdhënëses së kompanisë, postierja nuk punon më për ta.

Policia ka konfirmuar se ka nisur hetimet.

Sipas shërbimit postar, pakot e gjetura tani do të shqyrtohen me kujdes nga “Deutsche Post” dhe do t’u dërgohen marrësve me një kërkim faljeje.