Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Portorikasi konfirmohet njeriu më i moshuar i gjallë

Emilio Flores Marquez nga Porto-Riko është konfirmuar zyrtarisht nga Libri i Rekordeve “Guinness” si njeriu më i moshuar i gjallë, me 112 vjet e 326 ditë.

I lindur më 8 gusht, 1908 në Carolina të Porto-Rikos, Marquez është i dyti nga 11 fëmijët e Alberto Flores Melendezit dhe Margarita Marquez-Garcias.

Ai u rrit duke ndihmuar prindërit në fermë e më pas vazhdoi jetën duke ia dedikuar tërësisht fermës.

Për 75 vjet ishte i martuar me Andrea Perezin që vdiq më 2010. Gjatë kohës së jetesës së përbashkët, çifti pati katër fëmijë, nga të cilët dy ende janë gjallë.

Tani është gjysh i pesë nipërve dhe pesë stërnipërve.

Aktualisht jeton në Rio Piedras me dy fëmijët që kujdesen për të.

Edhe Njeriu më i vjetër i gjallë në botë është 112-vjeçari nga Puerto Rico Kuriozitet Njeriu më i vjetër i gjallë në botë është 112-vjeçari nga Puerto Rico

Në moshën 101-vjeçare, Emilio iu nënshtrua një operacioni për implantin e një ‘pacemakeri’. 11 vjet më pas vazhdon të jetë i fortë e të shijojë jetën.

Njeriu i gjallë më i moshuar që është regjistruar ndonjëherë në librat e rekordeve ka qenë 122-vjeçarja nga Franca, Jeanne Clement.