Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Portieri brazilian bën gafë të madhe, ia gabon emrin të dashurës

Një intervistë e portierit brazilian Kainan po bën bujë në rrjete sociale. Portieri pas ndeshjes, në tentim për të përshëndetur të dashurën, ia gaboi emrin e saj, raporton “RepublicWorld.com”.

Portieri i skuadrës Esperanca ishte shpallur lojtar i ndeshjes kundër Vic Vic, ndeshje kjo e vlefshme për Copa da Paz.

I intervistuar pas ndeshjes ai ishte përgjigjur mirë, deri në fund. Kur gazetari e pyeti nëse dëshiron t’ia dedikojë këtë performancë dikujt, ai tha: Të dashurës, sime, që është duke punuar tash. Fal Zotit, përndryshe nuk do të isha këtu. Grazin, të përqafojë!”

Pasi e kuptoi gabimin e madh që bëri, ai shtoi, “E thash emrin e gabuar!”

I pyetur se si është emri i të dashurës së tij, portieri brazilian tha, “Jucielly...E thash emrin e gabuar të dashurës sime”.

Edhe Letra prekëse e Guimaraesit: Babi, a do të luajmë me top? Botërori 2026 Letra prekëse e Guimaraesit: Babi, a do të luajmë me top?

Më pas duke qeshur tha: “Seriozisht! Seriozisht! Do të rrihem keq në shtëpi”.

 
Keeper gets girlfriend's name WRONG in interview!

"I said the wrong name of my girl!" ? This goalkeeper had a howler as he gets his girlfriend's name WRONG...??‍♂️

Posted by Sky Sports Football on Tuesday, August 23, 2022