Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

“Portës së Ferrit” po i vjen fundi

Presidenti i Turkmenistanit ka urdhëruar mbylljen e “Portës së Ferrit”, një zjarr që ka qenë duke u djegur për dekada në një krater të madh gazi në shkretëtirë.

Gurbanguly Berdymukhamedov dëshiron që të shuhet për shkaqe ambientale dhe shëndetësore. Kjo po shihet si pjesë e përpjekjeve për të shtuar eksportet e gazit.

Misteri i “Portës së Ferrit” është i kamotshëm në shkretëtirën e Karakumit. Shumë besojnë se ai u formua pasi një manovër e sovjetikëve shkoi keq më 1971.

Por hulumtuesi kanadez, George Kourounis, ekzaminoi thellësinë e kraterit më 2013 dhe ka zbuluar se askush s’e di se si në të vërtetë nisi gjithçka.

Sipas gjeologëve lokalë, krateri i madh u formua në vitet e ’60-ta, por u ndez vetëm në të ’80-tat.

Krateri është një nga atraksionet më të mëdha turistike të Turkmenistanit.

“Jemi duke humbur burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim përfitime të konsiderueshme dhe t’i shfrytëzojmë për të përmirësuar mirëqenien e popullit tonë”, ka thënë presidenti në një paraqitje televizive. Ai urdhëroi gjetjen e zgjidhjes për shuarjen e zjarrit.

Artikuj të ngjashëm