Një politikan kanadez ka kërkuar falje pasi urinoi gjatë procedurave parlamentare në një video-lidhje direkte.
Ishte hera e dytë që William Amosit i ndodh një fatkeqësi e ngjashme, i cili përfaqëson Pontiac në Quebec. Muajin e kaluar, ai u shfaq lakuriq në një video-lidhje me kolegë.
"Unë jam thellësisht i zënë ngushtë nga veprimet e mia dhe shqetësimi që ato mund të kenë shkaktuar për këdo që i ka parë", ka thënë Amos të enjten.
Ai e përshkroi incidentin e fundit si "të papranueshëm" por "aksidental".
Në deklaratën e tij, politikani, i cili është anëtar i partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau, ka thënë se ai përkohësisht do të largohej nga disa detyra ndërsa vazhdonte të përfaqësonte zonën e tij elektorale.
Ai shtoi se do të "kërkonte ndihmë" - pa sqaruar se çfarë do të përfshinte kjo ose për çfarë do të kërkonte ndihmë.
-
Amazoni kërkon falje, gabimisht kishte mohuar se shoferët e tij detyrohen të urinojnë në shishe
-
Sayfired tregon të pazakontën që i ndodhi me Tatumin gjatë xhirimeve të “Dear John”
-
Kryeministri kanadez Justin Trudeau pritet të japë dorëheqje
-
Bidenin e zë gjumi në mesin e takimit me liderët afrikanë
-
Kryeparlamentari kanadez dorëhiqet pas skandalit me ukrainasin