Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeparlamentari kanadez dorëhiqet pas skandalit me ukrainasin

Kryetari i Parlamentit të Kanadasë ka dhënë dorëheqje pasi ftoi dhe lavdëroi në Parlament ukrainasin që kishte luftuar në njësinë e nazistëve.

Pasi u ka rezistuar thirrjeve të para për dorëheqje, Anthony Rota ka ofruar dorëheqje të martën.

Ai ka thënë se është penduar për veprimet e tij.

Yaroslav Hunka, 98-vjeçar, u duartrokit nga deputetët kanadezë kur kryeparlamentari Rota e quajti “hero” të premten, gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rota ka thënë se nuk e dinte për lidhjet naziste të Hunkas dhe ka bërë gabim që e ka ftuar në ceremoni.

Kryeministri Justin Trudeau ka thënë se është shumë i zhgënjyer me dorëheqjen e Rotas.

Edhe Zelensky shkon në Kanada për të kërkuar mbështetje ushtarake Botë Zelensky shkon në Kanada për të kërkuar mbështetje ushtarake

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hunka kishte shërbyer në njësinë vullnetare të nazistëve që përbëhej kryesisht nga ukrainasit nën komandën e një nazisti.

Divizioni i tij ishte akuzuar për vrasjen e civilëve polakë dhe hebrenj, ani pse tribunali nuk e ka shpallur fajtor për krime lufte.

Polonia pritet ta ekstradojë Hunkan.