Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Politikanët “binjakë”: Kancelari Scholz gjen sozinë në SHBA

Senatori amerikan Chris Coons dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u takuan në Washington të enjten. Më pas, ata bënë së bashku një selfie dhe e postuan në internet duke bërë që të ngrihet pyetja e njëjtë.

“Wer ist wer?” (cili është cili?) ka bërë shaka senatori Coons.

Fotografia menjëherë pushtoi rrjetet sociale. Pamja e jashtme gati identike shkaktoi habi duke lënë të gjithë ndjekësit të mendojnë se në të vërtetë cili ishte Scholzi e cili Coonsi.

Kancellari Scholz, ka shprehur sensin e humorit në platformën X, duke shkruar se ishte i lumtur të shihte “binjakun” përsëri.