Policia ujore e kantonit Zug të Zvicrës u ftua për ta shpëtuar një dre që po mbytej në ujë.
Për shpëtim u përdor anija patrulluese, ku pas gjetjes së lokacionit të drerit, atë e nxorën në breg.
“Policët e kthyen drerin në pyll, ku mund të marrë veten nga vështirësitë që përjetoi”, thuhet në deklarimin e policisë.
Ky ishte një operacion i pazakontë për policinë ujore si dhe atë të mbrojtjes së ambientit, përcjell KP.

Artikuj të ngjashëm