Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Policia në Florida ia shpëton kukuvajkës vezët në majë të shtyllës

Zyra e Policisë në Florida të SHBA-së i doli në ndihmë një kukuvajke që i kishte fshehur vezët në majë të një shtylle. Shtylla duhej të ndërrohej nga ekipi i shërbimeve, derisa kur i hasën vezët, njofton policinë të cilët me kujdes, i larguan nga aty për në një vend të sigurt.

Më pas, ekipet ndërtuan një shtëpi zogjsh në një shtyllë të re, duke siguruar vendbanim për kukuvajkën dhe të vegjlit e saj.

“Shtylla e vjetër u hoq, foleja nuk është dëmtuar dhe kukuvajka së shpejti me bufët e rinj do ta ketë shtëpinë e re”, deklaroi ekipi intervenues në Facebook.

Image
Vendbanimi i ri për kukuvajkën